Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Klevis Dalipi "debutoj" me një barazim pa gola në stolin e Partizanit. Pas përfundimit të takimit, Dalipi theksoj se ky barazim ishte i drejtë por ne e kërkuam më shumë fitoren.
"Është kënaqësi që rikthehem këtu. Kam kaluar një vit të mrekullueshëm si lojtarë dhe sot fatkeqësisht isha kundërshtarë por në një pozicion tjetër tashmë. Gjithmonë kur vij këtu gjej miq dhe një ambjent shumë të dashur që e do futbollin dhe besoj se edhe ky barazim i sotëm që erdhi natyrshëm, si duket ndau në paqe takimin e sotëm.
"Rezultati nuk ishte i drejtë pasi ne prodhuam më shumë se Vllaznia. Besuam më shumë tek fitorja dhe krijuam më shumë raste, por ajo që na mungoj dhe do ta rikuperojmë në të ardhmen të jemi më të "këqinj" përpara portës. Episodet janë ata që bëjnë ndryshimin në një takim kaq të vështirë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dalipi-ndaj-vllaznise-na-mungoj-konkretizimi-sulmuesit-i-bej-me-te-keqinj