Mystahek Beqiri, i ati i viktimës që është vrarë dhe groposur në Fier, Kreshnik Beqiri, ka folur për ngjarjen në Report TV.
Mystahek Beqiri ka përshkruar kohën kur djali i tij ishte i humbur, duke shprehur se kanë bërë përpjekje për të rënë në gjurmët e tij, por policia nuk i është përgjigjur në mënyrë korrekte. Ai sqaron se djali i tij dhe autori i krimit janë njohur në Belgjikë, në burg dhe jetonin bashkë në një shtëpi me qira në Fier. Sipas Mystahekut, Zekaj në fillim nuk e ka pranuar krimin dhe e ka shmangur situatën me anë të gënjeshtrave.
"Me datën 22 qershor, djali iku nga shtëpia. Kishte fikur telefonin.. I binte edhe vajza nga Greqia. Më pas, takoj shkodranin dhe ai u tha se Kreshniku i ka thënë se do të ikte disa ditë jashtë dhe do kthehej. Më pas, shkova në polici dhe dërgova certefikatën në polici. Ata të krimeve thonin jo do e ndjekim sot e një nesër. Policia e quante të humbur. Para dy ditësh e ka arrestuar. Në fillim autori nuk pranonte asgjë.
Ata janë njohur në burg, në Belgjikë. Jetonin bashkë. Nuk kishte hapësirë në shtëpinë e time për Beqirin dhe Zekajn. Jetonte me qira, herë punonte e herë jo. Kreshnikun e ka vrarë me batanije në gjumë.