16 grevistët të cilët prej tre ditësh po refuzojnë ushqimin në shenjë proteste pasi prej 27 muajsh nuk po marrin rrogat, janë shprehur se do t'i shkojnë deri në fund asaj që kanë nisur. Ndërkohë një nga grevistët i quajtur Petrit Mukaj ka shfaqur problem shëndetësore, mjekët i kanë kërkuar që të bëjë serum ndërsa vetë ai shprehet se do të vazhdojë grevën. Ai me lot në sy shprehet se është baba i katër fëmijëve ndërsa si burim të vetëm të të ardhura ka patur punën në stacionin elektrik dhe të pompimit në Poçem.