Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçok, gjatë vizitës që realizoi në Tiranë, premtoi mbështetjen e vendit të tij në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Korçok tha se vettingu në drejtësi do të ishte një nxitje në këtë proces.
Korçok: Ju keni bërë shumë dhe është e rëndësishme që të zbatoni tani një vendim gjithashtu të rëndësishëm sa i përket vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse krijoni një track record të duhur duhet të jeni të sigurtë që Sllovakia do të mbetet mbështetëse e vendit tuaj.
Ndërsa ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati u pyet edhe për bisedimet me Greqinë dhe mardhëniet me presidentin Meta, përsa i përket këtij procesi.
Bushati: Jemi në kontakt me Presidentin e Republikës, ekipet tona janë duke punuar sëbashku dhe mendoj që të gjtiha çështjet që janë ngritur nga ana e Presidentit do të marrin përgjigje shteruese sepse është normale që për një proces delikat sic është procesi që ne do të hyjmë së shpejti me Greqinë pas marrjes së autorizimit nga ana e Presidentit. Duke qëne se ky proces të shkuarën ka pasur edhe aksidentet e tij, ne duam që nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare të kemi një qasje sa më solide dhe të shuajmë çdo pikëpyetje të mundshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministri-sllovak-zbatoni-vettingun-dhe-ne-do-ju-mbeshtesim-ne-be