Opozita nuk duhet të jetë patjetër " />
Opozita nuk duhet të jetë patjetër "/>

Ora News - "Ku punohet bëhen dhe gabime", Ambasadori austriak flet për vettingun dhe opozitën

2018-07-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord apo në një linjë me ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, duke folur nga Korça thotë se vettingu ka disa vonesa të vogla por është në rrugë të mbarë.

Sattler: Opozita nuk duhet të jetë patjetër dakord dhe në një linjë me ne. Roli i opozitës është në fakt të jetë një opozitë e besueshme, të ofrojë alternativa dhe të sjellë opsione të tjera. Unë mendoj se ka vonesa, thjesht të vogla që do kalojnë.

Megjithatë diplomati austriak pranon që procesi ka edhe gabime.

Sattler: Aty ku hahet bëhen thërrime, kjo do të thotë se aty ku punohet bëhen dhe gabime. E rëndësishme është që drejtimi të jetë ai i duhuri, dhe që shumë shpejt të kemi një sistem drejtësie shumë më të mirë se ai i 25 viteve të fundit.

Ambasadori austriak shpreh keqardhjen që palët politike nuk arritën dot kompromisin për të kaluar në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistraturës, por nuk i humb shpresat.

Sattler: Më vjen keq që në seancën e fundit parlamentare nuk u arrit në një kompromis. Por jam i bindur që do të ketë një mënyrë për të arritur një kompromis dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ku-punohet-behen-dhe-gabime-ambasadori-austriak-flet-vettingun-dhe-opoziten

Free Traffic Exchange