Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e kuvendit akuzuan se pas trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe ngarkesës prej 613 kg që u sekuestrua në Durrës qëndron kryeministri Edi Rama.
Basha e quajti qeverinë 'kartel politiko kirminal' që ndaloi një ngarkesë për të lejuar sipas tij ngarkesat e tjera me drogë.
Lulzim Basha: U detyruan të kapin dhe të deklarojnë sasinë e kokainës, por vetëm pasi siguruan që cdo kush që mund të tregonte gjurmët, cdo kush që mund të conte në lidhjen e drejtpërdrejtë në kupolën qeveritare, të ishte jashtë dhe larg duarve të organeve të drejtësisë.
Sali Berisha: Cfarë e detyroi Fatmir Xhafën të lëpijë atë që pështyu në mëngjes? Shkaku është 1 dhe vetëm 1, ai quhet Olsi Rama, partizani Olsi Rama.
Kjo linjë ndërkombëtare e kokainës, siaps kryetarit të opozitës funskionon prej vitit 2013, ndërsa tha se qeveria përtdori të njëjtën skeme si me Xibrakën, ku u prishjën e provat dhe nuk u arrestua asnjë nga kokat e trafikut.
Lulzim Basha: Kapet shoferi, kapet hamalli, njësoj si në rastin e Xibrakës, operatorët kryesorë ia mbathin. Ata që mund të tregojnë bosët e vërtetë ia mbathin.
Në replikë me Bashën dhe Berishën, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmblodhi raportet ndërkomëbatre për trafikun e drogës për të akuzuar PD-në si model që mbështeti kanabizimin e vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ne-kuvend-rama-garantori-i-kokaines-kolumbiane