http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëbora në shumë zona të vendit i ka lënë vendin reshjeve të shiut. Por shkrirja e borës pritet të rrisë edhe nivelin e lumenjve, çka shton rrezikun e përmbytjeve.
Situata në fshatrat e thellë të Dibrës nga dëbora mbetet problem. Mijëra banorë kanë mbetur të izoluar, ndërsa bashkitë Mat, Klos, Bulqizë e Dibër, po hapin rrugët kryesore të njësive administrative.
Në qarkun Dibër shume familje përballen edhe me përfundimin e rezervave ushqimore.
Në malësinë e Mokrës në Pogradec, pas disa ditësh izolimi, është dashur ndërhyrja e forcave të armatosura për të hapur rrugën për 8000 banorë e kësaj zone.
Dimri i ashpër dhe bora që ka kaluar mbi 1 m kanë sjellë vështirësi të shumta në të gjitha fshatrat e zonës së Mokrës.
Ndërkohë të gjitha akset kombëtare në Kukës janë të kalueshme pa zinxhirë. Sipas drejtueseve të automjeteve nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë, fale 13 borëpastrueseve kalimi është pa probleme.
Ngrohja me dru është zgjidhja e vetme gjate dimrit për mijëra familje, sidomos në zonat malore edhe në Kukës. Por ndërsa temperaturat janë ulur, çmimi i druve është rritur ndjeshëm, duke shkuar ne 5 mije leke për metër kub.