Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti, Ilir Meta, ka vendosur të kthejë sërish për plotësim kërkesën për plotfuqishmëri në bisedimet me greqinë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
Burimet për Ora News kanë bërë të ditur se dy ditë pasi Ministri paraqiti 12 emrat e negociatorëve si dhe pasi ka sqaruar bisedimet e deritanishme me Athinën, Presidenti ka kthyer një përgjigje prej 9 faqesh, ku argumentohen pikat në të cilat duhen më shumë të dhëna.
Ora News mëson se Kreu i Shtetit ka kërkuar të dhëna kontretë mbi takimet dy palëshe por dhe një platformë të bisedimeve që do të zhvillohen pas marrjes së plotfuqishmërisë.
Po ashtu ndër të tjera kërkohen skenarë dhe strategjitë që do të ndiqen prej palës shqiptare, por kjo është përgjigja e dytë e Metës mbi këtë çështje.
Në 20 shkurt, Kreu i Shtetit deklaroi se nuk do të jepte plotfuqishmëri nëse nuk do të bëheshin prezent negociatorët.
Po ashtu u kërkuan të dhëna konkrete mbi marrëveshjen që synohet të arrihet, por dhe dosja e plotë e të gjitha negociatave dy palëshe, ku si nga Greqia dhe nga Shqipëria është deklaruar se është rënë dakord në parim mbi marrëveshjen e detit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plotfuqishmeria-negociatat-me-greqine-meta-kthen-serish-kerkesen-e-bushatit