Ora News - Ndihma ekonomike, Basha në Kavajë: Me paratë e inceneratorëve paguheshin 47 mijë familje

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kavajës. Në familjen e Kastriot Mihanit, Bbasha është njohur me situatën e vështirë ekonomike ndërsa Katsrioti ka folur për pamundësinë për të gjetur një vend pune

Basha: Ai thotë që ju preferoni 60 mijë lekëshin e ndihmës në vend që të merrni 200-300 mijë lekë rrogë.

Kastriot Mihani: Ore vëlla, gjeje ku, të më ofrojë punë, atëherë po. Po nuk shkova me punu, le ta heqë ndihmën. Unë jam njeri që punoj kudo. Si e heq përkrahjen pa lidhje? Çfarë do të hanë kalamajtë? Kanë ikur kalamajtë pa bukë sot në shkollë.

Ndërsa rasti i Fatmira Sinës e cila përballon e vetme pamundësinë e familjes për të punuar për shkak se janë të sëmurë.

Fatmira Shima: Jemi të gjithë copë -copë. Kështu jepet e drejta, shkon Edi Rama e heq asistencën robve, iu heq bukën e gojës?. Sa merrsha unë?! 16500 lekë, me atë do të mbaja familjen time, gocën që kam sëmurë, burrin që e kam çuar në azil nga zori. S'kam të ardhura fare. Edhe fëmijët i kam gjysmë robi.

Një tjetër rast me të cilin është njohur kreu I PD ka qënë edhe I një bashkëshorteje e dhunuar nga burri dhe që rrit e vetme fëmijët tani edhe pa ndihmën ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndihma-ekonomike-basha-ne-kavaje-me-parate-e-inceneratoreve-paguheshin-47-mije-familje

Free Traffic Exchange