"Që nga 1 qershori 100.000 gra do të marrin ndihmën ekonomike në emër të tyre. Kjo është një mënyrë më e sigurtë", u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që këto para të shkojnë në shtepi ku ka nevojë familja, para se të përdoren për veset e mashkullit kryefamiljar. Ndërsa nëse shihni termin "Shqipëri solidare" kuptoni se bëhet fjalë për ndihmë ekonomike.
"Do të jënë 100 mijë gra që do të fuqizohen me kesh në dorë, do jenë ato qe do sjellin paratë në familje, do jenë ato që do sigurohen qe paratë do shkojnë për ushqime, veshmbathje dhe arsimin e fëmijëve dhe jo për bingo dhe baste, apo te lokali i fshatit siç na ka ndodhur në të kaluarën", shprehet Ministri Veliaj
Ndihma ekonomike për herë të parë do kaloj në një filtër më të sigurtë kompjuterik. Personave do t'u kërkohet një kartë identiteti ku të dhënat e tyre do futen në sistem dhe do shihet nëse ky person ka prona apo makinë të blera së fundi.
Qëllimi, thotë Ministri është të shkoj te ata që kanë nevojë, jo te militantët.
"Na rezultonte me parë që njerëzit merrnin ndihmë ekonomike nderkohë që kishin vila, kishin makinë, tokën që nuk e punon, kishin të regjistruar një biznes dhe vetëm se kishin njohje politike dhe ishin militantë të kryetarit te Komunes perfitonin ndihmë ekonomike", thekson Veliaj.
Nëse shihni termin "Shqipëri solidare" kuptoni se bëhet fjalë për ndihmë ekonomike.
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj, e quan të tillë këtë përfitim financiar si nje nismë që s'duhet kuptuar si një lëmoshë për të varfrit, por si kontribut i taksapaguesve shqiptar që shkojnë për njerëzit në nevojë.