Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
"Mot i stuhishëm por mikëpritje e ngrohtë. 2018 është një dritare e vërtetë mundësie për Shqipërinë për të përparuar në rrugën e BE" shkruan Bushati.
Presidenti i Komisionit Evropian i shoqeruar dhe nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u priten me pas ne Kryeministri nga kreu i qeverise Edi Rama.
Rreth orës 19:40, pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në axhendë parashikohet një darkë zyrtare e zyrtarëve të lartë evropianin me kryeministrin.
Vizita është pjesë e një turi që Juncker do të bëjë në vendet e Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të strategjisë për zgjerim, ndërsa të hënën në mëngjes, Presidenti i Komisionit Evropian, do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe me përfaqësues të tjerë politikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/juncer-sot-ne-tirane-strategjine-e-zgjerimit