Saimir Pirgu, tenori shqiptar që ka prekur " /> Saimir Pirgu, tenori shqiptar që ka prekur "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Saimir Pirgu, tenori shqiptar që ka prekur skenat më të mëdha të botës, tashmë do të vijë edhe pranë publikut të kinemasë.
Më 27 shkurt, opera ?Romeo dhe Zhuljeta?, historia më e famshme e dashurisë në të gjitha kohërat, ku Pirgu interpreton Romeon, do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kinema në shumë shtete në Europë dhe Kanada.
Përkrah tenorit shqiptar, në rolin e Zhulietës interpreton sopranoja ruse Aida Garifullina.
Vepra e Charles Gounod po shfaqet në skenën e ? Gran Teatre del Liceu? në Barcelonë? nën drejtimin e Josep Pons dhe me regji të Stephen Laëless.
?Romeo dhe Zhulieta? pati premierën më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarëve dhe do të vazhdojë dëri më 4 mars.
Aida Garifullina: ? Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Zhulieta sepse ato e kuptojnë imazhin e kësaj vajze. Ajo është e butë, është e brishtë.?Aria ?dua të jetoj? është një alegori. Kjo tregon se ajo me të vërtetë dëshiron të jetojë jetën e një të rriture, të jetë e lirë, të bëjë çfarë të dojë, vetëm të festojë? .
Saimir Pirgu. ?Ka diçka vërtet naive në këtë arie. Është shumë e bukur për ta dëgjuar.?
Në bashkëpunim me Santa Fe Opera në SHBA, Laëless e vendos dramën gjatë Luftës Civile Amerikane.
Gounod e mbush dramën me melodi të mrekullueshme, e gjitha e përqëndruar tek dy të dashuruarit. Ai përfundon duke u dhënë atyre një ribashkim përfundimtar në skenën e varrit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/saimir-pirgu-dhe-aida-garifullina-ne-grand-teatre-de-liceu