Prej prillit të këtij viti, Ilir Meta dor" /> Prej prillit të këtij viti, Ilir Meta dor"/>

Ora News - Jeni kurioz të dini si lindi shprehja e famshme "Me qetësi dhe dashuri"?

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej prillit të këtij viti, Ilir Meta dorëzoi partinë e themeluar prej tij për t'ia besuar fillimisht Petrit Vasilit, dhe më pas votimi nxori në krye të LSI-së, Monika Kryemadhin.

Nora Malaj, pjesë e kësaj partie në një intervistë për BOOM pranoi se i mungon qetësia dhe maturia e Ilir Metës, teksa tregoi edhe nga lindi shprehja e famshme "me qetësi me dashuri".

Për Kryemadhin, Malaj thotë se është krej tjetër gjë. Meta dhe Kryemadhi janë dy pjesë të një ekuilibri shumë të madh, shprehet Malaj.

Malaj: Të jem e sinqertë, po më mungon. Mona është tjetër gjë, ka qenë gjithmonë. Iliri dhe Mona janë dy pjesë të një ekuilibri shumë të madh. Më mungon, sepse në momente të caktuara Iliri ka një qetësi olimpike dhe për këtë e kam zgjedhur vëlla.Nuk e kam vëlla nga nëna, por është si puna e atij vëllait të bërë.Gjithmonë them: Po sikur të ishte Iliri çfarë do të ndodhte? Po të ishte zoti Meta si do të vepronte. Më mungon dhe për fatin se qetësia e tij, e propagandoi shumë. Ajo fjalë e di kur ka lindur?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/po-sikur-te-ishte-iliri-cfare-do-te-ndodhte-malaj-i-mungon-ish-kryetari-i-lsi-se-meta