Ora News - Laçiani i kërkuar si pjesë e një grupi kriminal për kultivim droge fshihej në kullë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 43 vjeçar i akuzuar si pjesë e grupi të strukturar kriminal për kultivim droge është arrestuar teksa ishte fshehur në kullën e prindërve të tij.

Alban Gjegji nga Laçi ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2016 pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale? dhe ?Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim?.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.

Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/laciani-i-kerkuar-si-pjese-e-nje-grupi-kriminal-kultivim-droge-fshihej-ne-kulle

Free Traffic Exchange