Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkatërrohet një tjetër grup kriminal që përgatiste mina me telekomandë. Finalizimi i operacionit të koduar "GOES ON? nga policia e Lezhës ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre.
Të arrestuarit janë Artur Popa 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) dhe Valtor Cala 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndërkohë për dy personat e shpallur në kërkim nuk jepen të tjera të dhëna për shkak të hetimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-kriminal-i-minave-me-telekomande-dy-ne-pranga