Ngërçi për plotfuqishmërinë, Milo në '45 Minuta':Rama duhet të takohet me Metën

2018-05-11 0

I ftuar sot në emisionin 45 minuta në Report TV, historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur lidhur ne ngërçin institucional mes qeverisë dhe presidencës lidhur me plotfuqinë për nisjen e negociatave zyrtare me Greqinë.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kërkon që të përmbushen disa kritere nga qeveria, përpara se ta japi plotfuqinë.

?Duhet burrëri, Edi Rama duhet të takohet me Ilir Metën. Rama dhe Meta takoheshin për gjëra që nuk kishin këtë peshë çdo të mërkurë kur ishin aleatë politikë, e jo më për çështje si marrëveshjet me Greqinë. Do të shmangnin keqkuptimet, keqinterpretimet. Komunikimi i drejtpërdrejtë i dy njerëzve të pushtetshëm, të fuqishëm në Shqipëri, mund të shmangë keqkuptimet. Mendoj se një komunikim i tyre direkt do ta zgjidhte? ? u shpreh Milo i cili saktësoi se plotfuqia e presidentit duhet para negocimit të çdo marrëveshje ndërkombëtare.

Free Traffic Exchange