Pas takimit Rama-Basha me Presidentin në detyrë Nishani, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi është takuar me presidentin e sapo zgjedhur, Ilir Meta.
Mendohet se në fokus të takimit është situata politike dhe mos arritja e një marrëveshjeje Rama dhe Basha gjatë takimit me Nishanin.
Ndërsa pasi është larguar nga Presidenca, Basha është drejtuar për në selinë e PD-së.