Ora News - Ministri Xhafaj: Vetting edhe për klasën politike, duke filluar nga unë i pari

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe politikanët duhet të kalojnë në vetting, ashtu si prokurorët, gjykatësit apo policët. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në Komisionin e Sigurisë, i cili miratoi në parim këtë projektligj. Përfaqësuesit demokratë lëshuan akuza të forta ndaj këtij procesi.

Vettingu në Policinë e Shtetit u diskutua këtë të hënë në Komisionin e Sigurisë, kur deputetët e miratuan në parim këtë projektligj, ndonëse pati debate mes anëtarëve.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i kthyer përgjigje deputetit demokrat Ervin Salianji, u shpreh se edhe politikanët duhet të kalojnë në vetting.

Xhafaj: Pyetja e parë ishte, a mund dhe duhet të përfshihet Ministri i Brendshëm në procesin e Vetting-ut? Natyrisht, nëse unë do të isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do të isha sot subjekt i këtij ligji vlerësimi. Nëse bëhet fjalë që të vetohem unë si politikan, unë vetohem sot si gjithë politikanët e tjerë, përfshirë edhe ju që jeni në këtë tavolinë. Nëse duhet një ligj i Vetting-ut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart dhe mund t?ju jap një draft që mund ta keni në konsideratë, nëse do të ndërmerrni një inciativë të tillë.

Dhe do të ishte një gjë tejet pozitive dhe besoj që ai draft duhet të ketë të parin, si do që të jetë, që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i Reformës në Drejtësi, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë, nëse kjo është e nevojshme për t?u parë si e tillë. Kjo do të ishte një gjë shumë pozitive.

Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë Reforma në Drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe Vetting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministri-xhafaj-vetting-edhe-klasen-politike-duke-filluar-nga-une-i-pari