Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta konsultohet me ish-Presidentët, e mbyll me Berishën

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta takoi 5 paraardhësit e tij në krye të shtetit për të marrë këshillat e tyre mbi marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimet konsultative u zhvilluan pas kërksesës së Ministrisë së Jashtme për të marrë plotfuqishmërinë e Presidentit për të nisur negociatat zyrtarisht për një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në muajin prill, atëherë kur Rama dhe Tsipras do të takohen dhe që palët duken shumë afër dakordësisë.

Presidenti Ilir Meta përfundoi konsultimet me paraardhësit e tij në lidhje me marrëveshjen e pritshme mes Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e kufirit detar.

Pas takimeve të së martës me ish-presidentët Bujar Nishani dhe Bamir Topi, në selinë e Presidencës mbërritën Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha në takimet që zgjatën rreth 45 minuta.

Kreu i Shtetit nisi konsultimet me ish-Presidentët pas kërkesës që erdhi nga Ministria e Jashtme mbrëmjen e së hënës për të marrë plotfuqishmërinë e tij për të negociuar mbi një marrëveshje konkrete.

Plotfuqishmëria që duhet të japë Presidenti sanksionohet në nenin 92 të Kushtetutës dhe në vendimin për rrëzimin e marrëveshjes së vitit 2009, të bërë nga qeveria Berisha.

Kërkesa për plotfuqishmëri, u bë nga Ministria e Jashtme pas dy takimeve të Ministrave Bushati dhe Kotzias, në nëntor në Kretë dhe në janar në Korçë, ku në media u fol për një marrëveshje të arritur, sidomos pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm grek, i cili tha se palët kishin rënë dakord për të shtrirë zonën e tyre detare deri në 12 milje, siç e përcakton Konventa Ndërkombëtare e Detit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-konsultohet-me-ish-presidentet

Free Traffic Exchange