Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmeni 64 vjeçar Memli Begalla është ekzekutuar me plumb në kokë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Atentati ndodhi në kohën kur pronari i disa kompanive private ishte duke hipur në automjetin e tij në zonën e ish bllokut pranë njësisë bashkiake nr 5.
Dëshmitarët dhe policia thanë se vrasja është kryer me armë të pajisur me silenciator. Banorët e zonës që kanë sinjalizuar policinë për një person të pajetë që dyshohej se kishte vdekur për shkaqe natyrale pasi nuk ishte dëgjuar zhurmë arme. Por verifikimet që u kryen më pas nga policia konstatuan se viktima ishte qëlluar me një plumb në kokë.
64-vjeçari nga Tepelena, banues në Tiranë më parë njihej edhe me emrin Afrim Begalla, por vitet e fundit kishte ndryshuar identitetin. Ai ka në pronësi disa biznese si agjenci turistike, dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe aktivitet në fushën e ndërtimit në Tiranë.
Disa vite më parë viktima ishte përfshirë në disa konflikte për çështje borxhi në Tiranë.
Nga ana tjetër policia bën me dije se hetimet janë shtrirë edhe në emigracion ku viktima ka qëndruar disa vite pasi dyshohet se ka pasur konflikte jashtë Shqipërisë.
Menjëherë pas vrasjes së ndodhur rreth orës 21.00 të së mërkurës (14 shkurt 2018) policia ka shoqëruar të afërm të viktimës por edhe persona të tjerë që janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen deri në orët e para të ditës së sotme (15 shkurt).
Grupi i hetimit ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati edhe pse autorët kishin zgjedhur të godisnin në një ambient me pak ndriçim pa rënë shumë në sy.
Policia po verifikon edhe një makinë tip BMW me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/atentati-ne-tirane-ende-asnje-autor-vrasjen-e-64-vjecarit