Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzave ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj, i arrestuar si i dyshuar për tentativën e vrasjes në qershor të 2016 ndaj dy anëtarëve të fisitg Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça. Një burim i tha telefvizionit ?Report Tv? se gjyqtari Sulejman Kurti pranoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për ndryshimin e akuzës dhe kalimin e çështjes për gjykim për akuzat e parashikuara nga neni 79 gërma ?ë?, 22 dhe 278/1 të kodit penal. Më konkretisht atentatori i Çapjave do Hasanpapaj që u ekstradua nga Hollanda në 2017, do të gjykohet në gjykatën e Elbasanit për akuzën e ?Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave? mbetur kjo në tentativë dhe ?Armëmbajtje pa lejë?. Veç ndryshimit të akuzave, gjyqtari Kurti vendosi që çështja të kalojë për gjykim. Me këtë vendim, gjykata ka rrëzuar tre akuzat për ?Kanosje me armë?, ?Armëmbajtje pa lejë? dhe ?Plagosje të lehtë me dashje? që prokurorja Eliverta Murra kishte ngritur ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj.