Report TV - Pas "21 janarit" Ndrea Prendi sërish fiton pafajësi në gjyq

2016-04-12 6

TIRANË- Ish kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi fiton një tjetër pafajësi në gjykatat shqiptare pas procesit të "21 janarit" ku ai u akuzua për vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj.

Pafajësia për Prendin është dhënë në Gjykatën Penale më 24 mars 2016, siç dhe shihni në këtë kopje të vendimit siguruar nga Report Tv.

Prokuroria kërkoi që Ndrea Prendi të dënohet me një vit burg, por sipas gjykatës ish gardisti nuk ka shpërdoruar detyrën dhe për pasojë është shpallur i pafajshëm.
Pafajësi sëbashku me Prendin ka fituar dhe ish drejtuesi i Gardës Artan Hoxha, ndërsa me shërbim prove për dy vite është dënuar vetëm Shqipe Jasimi ish financierja e Gardës.

Këta tre ish funksionarë të Gardës së Republikës u hetuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës e falsifikim dokumentash pasi duke paguar Shqipe Jasimin pa qenë e pranishme në punë i kishin shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 616.000 lekë.

Prendi, Hoxha dhe Jasimi përfundon në gjykatë si të pandehur më 30 dhjetor të 2014-ës ndërsa pas 28 seancave ky gjykim u mbyll me pafajësi.

Kjo pafajësi është ankimuar nga prokuroria e cila ka kërkuar dënimin e Ndrea Prendit dhe Artan Hoxhës e ish shefes së fiancës Shqipe Jasimi me nga një vit burg.

Free Traffic Exchange