Ora News - Vokshi e pyet pse heshti për Tahirin dhe kanabisin, përgjigjet Vlahutin

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi i kërkoi "llogari" delagacionit të BE-së për heshtjen lidhur me çështjen Tahiri.

Sipas Vokshit, nëse Ambasadorja Vlahutin do të kishte folur hapur për këtë çështje mund të kishte rritur kredibilitetin e humbur të delegacionit të BE-së për një çështje tjetër tejet sensitive për vendin si ajo e kultivimit të kanabisit.

Në përgjigje, Vlahutin tha se për Tahirin presin rezultate konkrete nga Prokuroria, ndërsa lidhur me kanabisin tha se në 2017 ka pasur një ulje dramatike të kultivimit dhe se presin si do të jenë rezultatet për 2018.

Deklaratat u bënë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE që po mbahet në Tiranë.

Vokshi: Ndërsa prokuroria për krime të rënda kërkoi heqjen e imunitetit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kryeminstri Rama, Ministri Xhafaj, kryetari i komisionit të Ligjeve Manja, të gjithë në PS sulmuan prokurorët duke deklaruar përveç të tjerash se ata duhet të pushohen nga puna. Prokurorët reaguan se janë kërcënuar personalisht por edhe me procesin e vettingut. Delegacioni i BE mbeti i heshtur. A mendoni ju që nëse do të ishte folur hapur për këtë çështje në favor të luftës kundër krimit, korrupsionit, pandëshkueshmërisë, delegacioni i BE do të kishte rifituar disi edhe kredibilitetin e humbur për shkak të një heshtje të gjatë edhe për një çështje tejet të rëndësishme dhe kritike për Shqipërinë siç është ajo e narkotikëve.

Vlahutin: Keni bërë pyetje në lidhje me heqjen e imunitetit, nëse vendimi i parlamentit për heqjen e mandatit për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm. Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e Parlamentit të Shqipërisë. Dhe ajo çfarë ne presim është që institucionet gjyqësore të funksionojnë mirë. Ne presim me padurim që çështja nga ana e prokurorisë të përfundojë dhe çështja çohet në gjykatë. Ne po monitorojmë shumë afër gjithë procesin dhe presim me padurim rezultatet. Rezultatet të bëhen publike sa më shpejt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vokshi-e-pyet-pse-heshti-tahirin-dhe-kanabisin-pergjigjet-vlahutin

Free Traffic Exchange