Deputeti i Partisë Demokratike, Edi P" />
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi P"/>

Paloka pyet për "Xhafajn" e "Tahirin", Marku: Nuk kam dijeni, për prokurorët kam zbatuar ligjin!

2018-07-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i drejtoi kryeprokurores Arta Marku disa pyetje për çështjet më të nxehta si ajo për Agron Xhafajn, lëvizjet e prokurorëve që hetonin çështjen Tahiri, etj. Zonja Marku tha se kishte zbatuar ligjin dhe dispozitat kalimtare për lëvizjet në prokurori, ndërsa theksoi se nuk kishte informacion për çështjet gjyqësore.

Paloka: Atëherë mbi ç'bazë janë bërë emërimet dhe shkarkimet e drejtuesve të opozitës. Opozita e paralajmëroi që kur shkuat në atë karrige që e vetmja arsye se pse po shkonit në atë karrige ishte largimi i prokurorëve që kishin dosje "djegëse" për ministrat dhe funksionarë të PS-së. Juve kjo nuk u bëri përshtypje. E vazhduat detyrën dhe në kundërshtim me ligjin larguar prokurorët e Tiranës, Durrësit dhe sidomos prokurorin e Krimeve të Rënda që hetonte Tahirin. Dua ta detajoj me Prokurorinë e Durrësit. Dërguat aty një shoqe tuajën të shkollës. Pas tre muajsh që u dërgua në Prokurorinë e Durrësit, u gradua dhe u vu në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë tre muajve dy akte u regjistruan, vjedhja e postës së Prokurorisë dhe vjedhja e vet Prokurorisë. Këto ishin meritat e kësaj zonje? dhe së fundmi, çështja e Geron, Agron, Fatmir Xhafajt dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me katër ditë vonesë dhe vetëm pasi Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria. Si ka mundësi që Prokuroria e Tiranës u vu në mes të natës disozicion të një trafikanti të dënuar droge siç është Agron Xhafaj dhe brenda 24 orëve u ngrit e gjitha në këmbë për një kallëzim të rremë me një shpejtësi të pa hasur kurrë më parë. Prokuroria e Tiranës brenda 24 orëve regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt. Hodhi shortin, prokurori mori në dorëzim dosjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-pyet-xhafajn-e-tahirin-marku-nuk-kam-dijeni-prokuroret-kam-zbatuar-ligjin