Ora News - Prokuroria kërkon 19 vite burg për 4 të arrestuarit e drogës në Treblovë

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve te Rënda ka dhënë pretencën për katër të pandehurit e dosjes "Treblova", të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal.

Në konkluzionet përfundimtare prokuroria kërkoi përfundimisht shpalljen fajtor të të akuzurve dhe denimin e tyre përkatësisht me 6 vite burg Taulant Haxhiraj, 5.4 vite burg Shkëlqim Koçiaj, 5.4 vite për Marjus Bajramin dhe 2.8 vite për të pandehuerin tjeter Xhovalin Baço . Katër të pandehurit u proceduan me gjykim të shkurtuar, pasi nuk pranuan aktet ne gjendjen që janë pa pranuar akuzën.

Dosja "Treblova" ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, për të cilet gjykata ne hetimet paraprake o ktheu hetimet prokurorisë pasi gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e tyre. Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/droga-ne-treblove-prokuroria-kerkon-8-vite-burg-dy-ta-akuzuarit