Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas tre viteve hetimi dhe gjykimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dhene fund gjykimit për 11 te pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit te zjarrit të Lazaratit që qëlluan për vdekje ish-efektivin Ibrahim Basha. Organi i akuzës kerkoi në total tre burgime të përjetshme për tre të akuzuar si dhe 113 vite burg.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre dënime me burgim të përjetshëm për tre nga të arrestuarit e ?grupit të zjarrit?, që akuzohen për vrasjen ne Lazarat të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Dënim përjetë u kërkua për Albion Alikon, Barjam dhe Elvis Bocian, ndërsa për Alban Alikon akuza kërkoi 35 vite burg, po për shkak të moshës, këtij të fundit dënimi i ulet në 17 vjet e 6 muaj burg.
I njëjti denim u kërkua edhe për Elton Kazmën. Ndërkaq, 18 vjet burg janë kërkuar për Dervish Gabën, Ruhan Hirën dhe Iljaz Xhaferrajn.
Për Xhulio Malon është kërkuar 20 vjet burg, i cili për shkak të moshës ulet në 10 vjet.
Për Klodian Selimin u kërkua 10 vjet burg ndërsa për Oltion Prokon 18 vjet, të cilit për shkak të moshës i ulet në tetë vjet.
Kërkesa e prokurorisë ngjalli reagimin e familjarëve të të akuzuarve. Ashtu si dhe brenda séances edhe jashtë saj ata pretenduan se prokuroria i akuzon të pandehurit pa prova.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-ibrahim-bashes-kerkohen-tre-burgime-te-perjetshme