Ora News - Zbardhen emrat të arrestuarve mbrëmë në Elbasan, 1 në kërkim

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh emrat e disa prej personave të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

U arrestuan Gazmor Kukla, Gerald Yzeillari, Edmond Abazi, Kristi Maxhari dhe Kristian Petani.

Nëndrejtori i policisë së Elbasanit deklaroi se në banesën e Gerald Yzeillari dhe Kristian Petanit i janë gjetur 82 kallëpe tritoli.

Një person është shpallur në kërkim.

Policia po vijon kontrollet në Elbasan. Janë përforcur kontrollet dhe shtuar forcat e policisë në aksin Elbasan-Tiranë si dhe vijon krehja e zonës me helikopter Cougar, informon gazetari i Ora News, Mariglen Mullai.



Njoftimi i policise

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?POROSIA?.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.

Ata janë:
- Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ora-news-zbardh-emrat-e-disa-prej-te-arrestuarve-mbreme-ne-elbasan