http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo eshte rruga Gjinar-Elbasan, segmenti që coi pas hekurave dy ish zyrtar një mbikqyrës të punimeve si dhe 3 përfaqesues të kompanisë që kanë kryer investimin.
Rruga është e gjatë 23 kilometra, por në pjesë të ndryshme ajo është e pakalueshme. Edhe pse është inaguruar në vitin 2011 në një segment prej 1 km gropat janë të dukshme ndërsa për sinjalistë e kotë flitet.
Një vit pas inaguarimit rruga pësoi shembje duke bllokuar tërësisht kalimin
Në vendimin saj gjykata analizon dhe ngre dyshime se ky segmente rrugor është kthyer pa patur më parë një studim gjeologjik çka ka sjellë edhe dëmtimet. Banorët e zonës thonë se u është dashur që të ndërhyjë vetë per mirmbajten
Prokuroria në relacionin e saj argumenton se si pasojë e abuzimeve të kryera buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej 500 mln lekë. Këto para duhet të ishin përdorur për asfaltime por në fakt, dyshet se kanë përfunduar në xhepat e përgjegjësve. Gjinari është një fshat turistik në qarkun e Elbasanit ndaj dhe kjo rrugë mbart një rëndësi dyfishe për zonë.