Ora News - Marrëveshja Marku-Xhafaj, PD: Siguron prokuror privat për Ramën

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike kundërshton marrëveshjen e nënshkruar mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Sipas demokratëve një marrëveshje e tillë vë organin e akuzës në shërbim të kryeministrit Rama.

Bardhi: Nuk do të ketë më rregullat që përcakton kodi i procedurës penale për caktimin e prokurorëve që hetojnë një çështje, por do të jetë Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm që përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi do të caktojnë prokurorët konkretë që do të hetojnë çështje konkrete të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Bylykbashi: E gjithë kjo ndodh në një moment shumë kritik, ku Gjykata Kushtetuese në vetëvete po përballet me një kolaps të vazhdueshëm që nuk po arrin dot më të marrë vendime dhe bllokohet në mënyrë të qëllimshme ngritja në numër të plotë e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që këto veprime antikushtetuese të mos zhbëhen përmes kësaj gjykate. Shteti i së drejtës bazuar në Kushtetutë dhe ligj ka rënë, sot bazohet në memorandume që qarkullojnë nëpër zyrat e pushtetit por jo Kushtetuta dhe ligji. Qëllimi është i thjeshtë, Edi Ramës kryeministër të zhytur në zullumet e krimit dhe korrupsionit i duhet një prokuror privat i përkohshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/marreveshja-marku-xhafaj-pd-siguron-prokuror-privat-ramen