Debatin që kryeministri Edi Rama zhvilloi m" /> Debatin që kryeministri Edi Rama zhvilloi m"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debatin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me një prej gazetarëve ditën e premte, Partia Demokratike e cilëson si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandali Xhafaj
Albana Vokshi: "Agresioni i djeshëm ndaj medias ishte nevoja jetike e Edi Ramës për të mbuluar skandalin ?Xhafaj? dhe, nëpërmjet shantazhit e kërcënimit, të fshehë të vërtetën e dy vëllezërve: njëri, Agron Xhafaj, bos i drogës dhe i krimit të organizuar në Vlorë, tjetri, Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, që ka vënë Policinë e Shtetit në shërbim të të vëllait trafikant. "
Nga selia blu deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi përsëriti akuzat se siguria e vendit ndodhet në dorën e krimit
Albana Vokshi: E vërteta është se Edi Rama e ka lënë sigurinë e shqiptarëve në dorën e krimit të organizuar! E vërteta është se Edi Rama shantazhon mediat dhe gazetarët që e përballin publikisht me realitetin e bashkëqeverisjes së tij me krimin, duke i rrëzuar fasadën e shndritshme që i ka kushtuar qindra milionë euro
Albana Vokshi ftoi qytetarët që t`i bashkohen protestës së Partisë Demokratike të shtunën e 26 Majit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-akuzon-ramen-do-te-mbuloje-skandalin-xhafaj