Ora News - Task-Forca Speciale, Xhafaj e Marku bashkojnë forcat

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë rënë dakord të krijojnë në prokurorinë e krimeve të rënda dhe në 9 prokurori të tjera në rrethe struktura të posaçme antikrim.

Marrëveshja e firmosur mes palëve do të jetë e përkohshme, deri në ngritjen e institucioneve te reja të drejtësisë, një prej te cilave edhe Prokuroria e Posaçme, ose siç njihet ndryshe SPAK.

Objekti punës do të jetë hetimi i grupeve kriminale , trafiqeve krimin e organizuar, korrupsioni edhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, kompetenca të përcaktuara në prokurorinë e posaçme.

Vendimi vjen pas evidentimit prej operacionit Forca e Ligjit, të 41 bandave kriminale në Shqipëri, ku palët tashmë kërkojnë rezultate konkrete.

Në këto struktura do të përfshihen dy ose tre prokurore, të cilët do të përzgjidhen nga trupa që janë aktualisht në këto prokurori. Mënyra se si do të bëhet përzgjedhja, është e përcaktuar për t?ju nënshtruar një kontrolli te figurës dhe integritetit të tyre nga ILDKP, DSIK dhe SHISH.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ja-cfare-permban-marreveshja-xhafaj-marku-hetimin-e-grupeve-kriminale