Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pastrimi sa më i shpejtë i institucioneve të sigurisë dhe sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal ka qenë objekti i takimit mes kryeprokurores së përkohshme, zonja Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Takimi zgjati gati 20 minuta dhe u mbajt në Prokurorinë e Përgjithshme.
"Në qendër të diskutimit ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit. Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal" thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në vijim të takimit, zonja Marku theksoi rëndësinë specifike që ka bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme në forcimin e sigurisë në vend, si edhe në pëmbushjen e prioriteteve të vendit për integrimin në Bashkimin Europian.
Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për koordinimin ndërinstucional, me qëllim zhvillimin me sukses të hetimeve të rëndësishme, si edhe të çdo procedimi penal me impakt të lartë shoqëror. Ministri i Brendshëm, z. Xhafaj garantoi se institucioni që ai drejton, si edhe Policia e Shtetit, do të vijojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për rritjen e hetimeve proaktive, ku prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit' vijon njoftimi për shtyp.
Ndërkohë dje kryeprokurorja e përkohshme pati takime të ndara me kreun e komanduar të SHISH, Helido Bendo dhe me ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.
Në fillim të nëntorit kur u prezantua operacioni "Forca e Ligjit" Donald Lu deklaroi: "Presim që ky plan agresiv i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK e BKH"
Intensifikimi i takimeve
Kur ende nuk janë bërë dy javë nga marrja e detyrës kryeprokurorja e përkohshme ka intesifikuar takimet me krerët e insitutcioneve me të cilat organi i akzuës duhet të ketë një bashkëpunim të mirë për hetimin e grupeve kriminale apo edhe të korrupsionit.
Shefja e organit të akuzës ka zhvilluar një takim të shkurtër me numrin dy të SHISH, Helidon Bendo i cili pret ende firmën e presidentit për tu dekretuar në krye të insitucionit. Takimi i parë të paktën në dijeninë e medias ka zgjatur vetëm pak minuta dhe besohet se në të është folur për nëj bashkëpunim midis dy institucioneve kur dihet që SHISH është institucioni që furnizon me informacion organin e akuzës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhafaj-shkon-ne-prokurori-takon-kryeprokuroren-arta-marku