Prokuroria e Katanias, në kuadër të çështjes së organizimit të trafikut të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Siçilisë në vitet 2013-2017, ka mbyllur hetimet për kreun e grupit organizator të këtij trafiku, shtetasin shqiptar me origjinë nga Babica e Vlorës, Moisi Habilaj (kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri) si dhe për ndihmësit e tij në këtë organizatë kriminale, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane.
Në dokumentin, përmes të cilit Prokuroria i njofton të pandehurit për përfundimin e hetimit ndaj tyre, del se veç Habilajt, i cili ndodhet i burgosur në Katania, bashkë me një pjesë të mirë të grupit, kanë përfunduar hetimet gjithashtu edhe për bashkëkryetarin italian të organizatës Antonino Riela.