Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se ka penguar qëllimisht hetimin e plot" />
Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se ka penguar qëllimisht hetimin e plot"/>

RTV Ora - Përgjimet për dosjen "Babalja", PD: Prokuroria duhet të merrte të pandehur Ballën

2019-04-04 0

#rtvora

Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se ka penguar qëllimisht hetimin e plotë të dosjes "Babale".

Sekretari për Çeshtjet Ligjore, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat tha se organi i akuzës duhet të kishte marrë të pandehur deputetin Balla, drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu dhe ish-drejtorin e policisë së Fierit.

Gjata: Pas publikimit të përgjimeve zyrtare Prokluroria duhet të merrte si të pandehur Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj, Ardi Veliun, Albert Nushin, ky i fundit ka qenë drejtor deri para pak ditësh i drejtorisë së policisë Fier, dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje me qëllim shpëtimin e pushtetit të Edi Ramës dhe dënimin e opozitës që denoncoi këtë aferë.Pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për ta përdorur atë kundër opozitës. Prokuroria në shkelje të ligjit nuk ka zbardhur me qëllim disa përgjime ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorinë e policisë së shtetit.

Gjata tha se kjo prokurori është vendosur totalisht në shërbim të sekteve kriminale që bashkë me Edi Ramën janë në pushtet.

Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, publikoi të tjera përgjime. Sipas tij, dëshmitarit Fredi Alizoti i janë afruar para nga zyrtarët e policisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pergjimet-dosjen-babalja-pd-prokuroria-duhet-te-merrte-te-pandehur-ballen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz