Report Tv ka udhëtuar në Ballsh, qytetin e naftëtarë. Beteja për mbijetesë e familjeve që jetojnë në zonën me nëntokën më të pasur në Ballkan. Si i fundosi mes mjerimit qytetarët e Ballshit keqadministrimi i kompanisë ARMO. Flet punonjësi i varfër, ankesën e të cilit kryeministri Rama krahasoi me retorikën e Flamur Nokës.
Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e vështirë të punosh dhe të mos paguhesh për mundin tënd, apo të ngelesh i papunë. Këto janë sfidat e naftëtarëve në zonën e Ballshit. Përballë pyetjes së hershme ?A do të mbyllet përfundimisht uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh?, gjenden me frikë mijëra banorë të kësaj zone, të cilët falë kësaj uzine nxjerrin n bukë e gojës.
?Dëshira jonë si naftëtarë nuk është video konferenca, nuk është bashkëbisedim me kryeministrin apo me ministrin e financave. Dëshira jonë është fillimi sa më shpejtë i punës,? tha Taulanti.