Report TV - Komisioni i shendetësisë, Spiropali debaton me deputetët e LSI

2018-05-11 0

Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë përfshirë në debat në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë gjatë diskutimit të projektligjit për statusin e minatorëve, të propozuar nga LSI.
Debati në Komision
Elisa Spiropali: Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues.

Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.

Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë. Ju nuk jeni as burra. Ju shkoni te minatorët për fushatë.

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë!

Free Traffic Exchange