Dy projektligje në dukje aspak konfliktuale, kthyen mbledhjen e shkurtër të komisionit të ligjeve në një arenë akuzash për mbjellje kanabisi dhe palmash.
Aderimi i Shqipërisë në konventën evropiane të peizazheve zhvendosi akuzat për drogë nga selia e PD-së tek zyrat e kuvendit.
Më pas vendin e debatit e zuri një tjetër bimë, palma. Teksa diskutohej për bypass-in e Vaqarrit PD akuzoi maxhorancën për shpërdorim fondesh duke kujtuar pemët e mbjella në autostradën Tiranë-Durrës që tashmë do të zgjerohet.
Pavarësisht këtij debati, Komisioni i Ligjeve miratoi pa asnjë votë kundër projektligjet për t?ia kaluar seancës plenare.