Avokati i Seitit: Padi kunder Krimeve te Renda

2018-05-11 0

Avokati i Nezar Seitit, Detar Hysi në një reagim ka njoftuar se do të kryejë një kallëzim penal për Prokurorët e Krimeve të Rënda. Sipas Hysit, drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda ka shpërdoruar detyrën duke tejkaluar kompetencat. Ai thotë edhe pse e ka njoftuar prokurorinë se klienti i tij po ekstradohej dhe nga Krimet e Rënda nuk është marrë asnjë masë.

Prokuroria e Përgjithshme vijon ndërkohë verifikimin e procedurave të Prokurorisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Tiranës dhe Drejtorisë së Burgjeve.

Çështja pritet të regjistrohet në Prokurorinë e Durrësit. Verifikimi pritet të hedhë dritë mbi faktin përse dy prokuroritë, ajo e Tiranës dhe Krimet e Rënda nuk kanë rakodruar veprimet dhe përse Drejtoria e Burgjeve nuk ka vënë re dy vendimet që janë dhënë për Seitin, atë të arrestit me burg të Krimeve të Rënda dhe të ekstradimit nga Gjykata e Tiranës.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, 41-vjeçari nuk duhet të kishte dalë nga burgu pasi mbi të kishte një masë sigurie.

Po ashtu do të verifikohet edhe nëse Gjykata e Tiranës ka pasur kompetencë për të vendosur ekstradimin.

Zakonisht kërkesat për ekstradim shqyrtohen nga Gjykata ku i arrestuari banon dhe në këtë rast Nezar Seiti është banues në qytetin e Vlorës, siç thuhet në njoftimin e policisë ditën e ndalimit.

Free Traffic Exchange