Rama: Nënshkrimi i partneritetit strategjik me Greqinë shumë afër, jemi gati për dialog me opozitën

2018-05-11 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga mbledhja e grupit të PS mëngjesin e sotëm se Shqipëria është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa është gati për çdo temë për dialog me opozitën për hir të interesit kombëtar. Akuzat e opozitës për kapjen e drejtësisë, ai i cilësoi si dokrra, duke shtuar se SHBA dhe BE nuk do të lejonin kurrë një gjë të tillë. E ndërsa akuzoi opozitën se për Reformën në Drejtësi ka qenë në vijmësi në një pozicion anti historik, Rama i bëri thirrje për dialog për Reformën Zgjedhore që mos të mbetet gjithçka për në momentin e fundit. ?Shqipëria është afër çeljes së negociatave me BE.










Reforma në Drejtësi, fillimi i punës për Vettingun dhe mbi të gjitha qartësia se ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE. Nuk ka një moment ndalimi dhe procesi vazhdon ditë për ditë. Rezultat spektakolar në luftën kundër kanabisit. Propaganda për kapjen e drejtësisë janë dokrra, pasi SHBA dhe BE nuk do të lejonin shfaqen më të vogël të përpjekjes për kapjen e drejtësisë. Opozita ka të gjithë të drejtën e vet për një axhendë që nuk përputhet me fokusin që të gjithë duhet të kenë për hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushte për dialog me opozitën.