Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mundet që në Shqipëri të jetë ndjekur me shumë interesim interpelanca e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias me ish ministren Dora Bakojanis. Por në Greqi ky debat parlamentar është anashkaluar nga mediat, ose është përcjellë në mënyrë të përciptë, si një tjetër përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Megjithatë Athina zyrtare vazhdon t 'i konsiderojë si prioritare negociatat me Shqipërinë. Një rezultat pozitiv i tyre do t'i shërbente Athinës si dëshmi e frymës së re që synon të sjellë në politikën e jashtme greke dhe në marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e vet.
Kjo rezulton edhe nga deklarata e fundit e zëvendësministrit të Jashtëm, Jorgos Katrougalos, se "jemi shumë afër zgjidhjes së të gjitha çështjeve me Shqipërinë".
Numri dy i diplomacise greke e bëri këtë deklaratë në Forumin e Delfit, një veprimtari ku personalitete nga e gjithe bota shkëmbejnë mendime për çështje të mprehta të politikës dhe ekonomisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zevendesministri-i-jashtem-grek-jemi-shume-afer-zgjidhjes-me-shqiperin