Report TV - Prezantohet pulla postare e 28 janarit, Dita Europiane e Mbrojtjes së dhënave personale

2018-05-11 1

Është prezantuar pulla postare ?28 janari-Dita Europiane e Mbrojtjes së dhënave personale." Prezantimi është bërë në Galerinë Kombëtare të Arteve nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Postën Shqiptare.

?Është diçka e veçantë, ndoshta e veçantë në të gjithë kontinentin, është një iniciativë e përbashkët që është nisur para një viti e gjysmë për krijimin e një pulle që personifikon mbrojtjen e të dhënave personale,? tha Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Drejtori i postes, ka rrëfyer rrugëtimin e filatelisë shqiptare.

?Filatelia është pasion duhet të vazhdoj edhe në këtë epokë dixhitale në të cilën jetojmë. Histori moderne e Shqipërisë është edhe historia e postës shqiptare, pulla e parë ka qenë e emëtuar në datën 5 maj 1913, për pak kremtojmë 105 vjetorin e krijimit të pullës postare, ngjarje e cila përkon edhe me përvjetorin e heroit tonë kombëtar. Me këtë rast Posta Shqiptare do organizoj një sërë evenimentesh të rëndësishme, duke filluar me emëtimin e pullës postare,? tregoi drejtori Laert Duraj.

Free Traffic Exchange