Kjo pullë postare përfaqëson në tÃ" />
Kjo pullë postare përfaqëson në tÃ"/>

Ora News - Prezantohet pulla postare "për mbrojtjen e privatësisë"

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo pullë postare përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin për mbrojtjen e privatësisë por edhe marrëdhënien që kanë sot qytetarët me teknologjinë. Pulla u prezantua të dielën në kuadër së 28 janarit, Ditës së Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Emetimi i saj është iniciativë i zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Dervishi: Ne kemi një produkt, një pullë postare që konkurron denjësisht jo vetëm tregun e brendshëm por edhe atë ndërkombëtar.

Pulla mban autorësinë e piktorit Artion Baboçi, i cili rezultoi fitues në konkursin e zhvilluar nga Posta Shqiptare

Baboçi: Unë thjesht kam lexuar, kam skicuar ide për të arritur në konkluzionin artistik i cili nënkupton elementët, ngjyrat.

Deputetja Vasilika Hysi, inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet kur iu janë shkelur të dhënat personale

Hysi: Besoj se nëpërmjet paketës ligjore, në kuadër edhe të hapjes së negociatave, ne do të bëjmë maksimumi për të pasur ligje të mira por edhe për t'i zbatuar.

Në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes se certifikatave për të rinjtë që morën pjesë në Shkollën Dimëror, "Informim dhe Privatësi".

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prezantohet-pulla-postare-mbrojtjen-e-privatesise

Free Traffic Exchange