Drejt faljes 11 mijë gjoba - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 mijë gjoba që biznest kanë marrë pritet të anullohen.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarjen Sonila Qato në një intervist për Vizion Plus thotë se po ndërmjetëson me ministrinë e financave për ti dhënë zgjidhje kësaj situate. Këto gjoba që janë gjeneruar nga sitetmi pasi bizneset kanë faturuar ndaj nipteve pasive do të duhet të ankimohen në komisionin e apelimit në Ministrinë e Financave.
?Bëhet fjalë për gjoba të cilat janë gjeneruar nga sitetmi pasi biznesit kanë fatuturuar ndaj nipçeve pasive?.
Paralelisht, Ministrja Qato thotë se edhe bizneset e dëmtuara nga përmbytja në autostradën Tiranë Durrës do të përfitojnë nga zbritja e TVSH për mallin e dëmtuar.
Nga ana tjetër Këshilli Kombëtar Ekonomik një strukture ku biznesi paraqet propozimet për përmirsim të klimës do të ketë një rëndësi të vecantë, ku synimi thelbësor është harimti i politikave me qëllim nxitjen e punësimit.
Në total ministria e shtetit për sipërmarrjen në 5 muaj funksionim ka shqyrtuar rreth 250 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre kanë qënë në drejtim të administratës fiskale si dhe për sjellen e inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrolleve.

Free Traffic Exchange