https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me qëllim mbështetjen e biznesit dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes, qeveria fal 4069 gjoba që i përkasin periudhës 1 mars deri në 31 gusht të 2013-ës. Në projektligjin e miratuar sot në Komisionin e Ekonomisë, zv/ministri i Financave Ervin Mete sqaroi se vlera e këtyre gjobave kap shifrën e 3,3 miliardë lekëve. Ndërsa konfirmoi se do të bëhet rimbursimi i 500 milionë lekëve të gjobave të paguara nga biznesi për këtë periudhë 5 mujore. Këto gjoba elektorale sipas qeverisë kanë qenë abuzive dhe vetëm për ato biznese që nuk i janë përgjigjur arbitraritetit të administratës së mëparshme tatimore. Akuza të cilat deputetët e djathtë në komision i kanë quajtur thjesht demagogji. Meqenëse në këtë falje nuk ka ndonjë kriter tjetër përveç limiteve kohore opozita kërkoi një shtrirje të afateve me qëllim mbështetjen e një numri edhe më të madh biznesesh. Në pjesën më të madhe të tyre bizneset janë ndëshkuar për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor.