Ora News - Pikëpyetjet e dosjes Seitaj, Krimet e Rënda 'arrest me burg', Ministria e ekstradoi

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekstradimi një ditë me parë i Nezar Seitit i njohur ndryshe si financier i grupit Habiljave ka vënë në pikëpyetje koordinimin dhe funksionimin e institucioneve shqiptare.

Vendimi është marrë nga Ministrja e Drejtësisë dhe kjo e fundit deklaron se bazohet në një vendim të Gjykatës së Tiranës të datës 18 dhjetor 2017, i cili ka marrë formë të prerë 29 dhjetor 2017. Togat e zeza janë shprehur për lejimin e ekstradimit të Nezar Seiti nisur nga kërkesa e autoriteteve italiane.

Pas kësaj ministrja e drejtësisë ka dhënë miratimin, por duke mos marrë parasysh një tjetër process të gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila kishte dhënë për Seitajn masën "arrest me burg" e lënë në fuqi në 22 nëntor 2017 edhe nga Gjykata e Apelit për një procedim të regjistruar nga kjo prokurori. Pavarësisht se seitaj bëri rekurs mbi këtë vendim, ai nuk u pranua

Në një sqarim të bere nga Minisria e Drejtësisë lihet të kuptohet se nuk ka patur informacion për këtë procedim, I cili mund të ishte pengesë ligjore për ekstradim në një tjetër shtet.

Në deklaratën e ministrisë së drejtësisë thuhet se "Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 1506 datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë në datë 29.12.2017, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme tek Ministria e Drejtësisë në datën 10.01.2018, dhe në kushtet kur Ministria e Drejtësisë nuk ka patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, në zbatim të parashikimeve ligjore të nenit 499 të Kodit të Procedurës penale, ka dhënë miratimin për ekstradim."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pikepyetjet-e-dosjes-seitaj-krimet-e-renda-arrest-me-burg-ministria-e-ekstradoi