Ndryshimi i akuzave penale ndaj të arrestuarit Shkëlzen Hasanpapaj, që dyshohet se në 6 qershor 2016 lëshoi një morri plumbash kallashnikovi mbi Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën,ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo drejtori e krijuar vetëm tre ditë më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, duket se dosjen e parë që do inspektojë, është ajo e atentatit mafioz të ndodhur në qëndër të Elbasanit, kundër dy personave mjaft të njohur në kanalet policore.
Skandali i ndryshimit të akuzave ndaj të vetmit person të arrestuar Shkëlzen Hasanpapaj u denoncua një ditë më parë nga ?Shqiptarja.com?, ku nga ?Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave? mbetur në tentativë atij ju bë ?Kanosje me armë?, ?Plagosje e lehtë me dashje? dhe ?Armëmbajtje pa lejë?, Pas këtij denoncimi mësohet se Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur kontrollin e veprimeve hetimore dhe administrative që janë kryer me këtë dosje.