“Populli të mbështesë opozitën”, Nishani: Protesta e 27 janarit, përtej dimensionit politik

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë përpara protestes së opozitës, ish-kreu i shtetit Bujar Nishani i jep mbështetjen e tij kësaj të fundit. Gjatë një interviste për Ora News nga Shkodra, Nishani deklaron se ajo del përtej dimensionit politik pasi shqiptarët përmes këtij reagimi shprehin publikisht mos dakortësinë me realitetin që jetojnë dhe problematikat që përballen.

Duke komentuar situatën politike që po kalon vendi, ish-presidenti e sheh me shqetësim konfliktualitetin e shtuar, i cili sipas tij burimin e ka tek zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat në gjykimin e Nishanit minuan proçesin e demokracisë.

Kjo frymë po rrezikon edhe integrimin europian, prandaj kërkon nga klasa politike të japë maksimumin e saj për të mos e ndalur këtë rrugë të nisur.

Si ish-kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Nishani analizon edhe zhvillimet me reformën në drejtësi, për të cilën thotë se tendenca për ta kapur ka nisur që në 2014-ën, kohë kur ai mbante detyrën e Presidentit të Republikës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nishani-mbeshtet-protesten-e-opozites-pertej-dimensionit-politik