Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për " />
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për "/>

Ora News - Kryemadhi në "360Gradë": Protesta e 27 janarit për të ndërgjegjësuar njerëzit

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, theksoi se protesta e 27 janari është për të ndërgjegjësuar njerëzit që të protestojnë për çështjet e tyre.

Kryemadhi: Është e tmerrshme të fillojmë të diskutojmë që të zgjedhim të keqen më të vogël. Nëse unë kam gabimet e mia, eja t'i diskutojmë hapur. Ne duhet të pranojmë gabimet që kemi dhe në bazë të tyre duhet të fillojmë një strategji kombëtare pa dallim bindjesh. Sot, për t'i parë gjërat me një sy tjetër e ndjej se të gjithë jemi përgjegjës për këtë situatë, jo vetëm politika por edhe media dhe shoqëria, duke thënë se ky është problemi im.

Unë them se 27 janari është komplet gjë tjetër për të sensibilizuar opinionin publik se duhet të protestojmë që Shqipëria është një vend i hapur dhe demokratik. Njerëzit kanë protestuar edhe për ngjyrat, jo më të protestosh për papunësinë dhe shpopullimin që është një strategji e qëllimshme. Baza e votuesve të partisë time është rinia. Nëse mua këta votues do të më ikin emigrantë, çfarë do të ndodhë? Po them që po mendoj politikisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-pak-ne-360grade-kryemadhi-kunder-rames-pse-duhet-27-janari