Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për " />
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për "/>

Ora News - Kryemadhi në "360Gradë": Plani i Ramës për shpopullimin dhe koncesionit në Tatime

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ka një plan të Edi Ramës për shpopullimin e vendit, duke theksuar se ata që ikin janë njerëz që votojnë kundër Ramës.

Zonja Kryemadhi u shpreh se pas përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH qëndron plani i Ramës për të dhënë me koncesion Tatimet.

Kryemadhi: Pse ka plan zotëria? E ka planin shumë të thjeshtë sa më shumë njerëz të ikin nga Shqipëria. Nuk do të iki Artan Lame, Engjëll Agaci, Mirela Kumbaro. Do të iki ai që ka mbaruar notën me të gjitha 10-ta dhe i duhet 5 vite eksperiencë.

Personit që mund t'i jepet diçka ikën. Ky është një kontingjent anti-Ramë. Normale të duket ajo që ndodhi në Mirditë? Normale është ajo që ndodh me naftëtarët?

E dini që e kanë me detyrim nëse i keni bërë like faqes së Edi Ramës dhe njerëzit ikin nga puna.

Ky është një plan i qëllimshëm. Dha me koncesion gjithçka, tani do të japë edhe Tatimet.

Në momentin që e fut biznesin e vogël me TVSH do të falimentojë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-ne-360grade-plani-i-rames-shpopullimin-dhe-koncesionit-ne-tatime

Free Traffic Exchange