Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu siç edhe pritej, seanca parlamentare nisi me thirrjet e përfaqësuesve të opozitës për protestën e të shtunës. Basha tha se nuk ka qeveri i që i reziston bashkimit popullor, ndërsa Sali Berisha paralajmëroi Ministrat socialistë se nuk do të kenë vend ku të futen të shtunën. Me opozitën replikoi Taulant Balla, i cili tha se protesta po bëhet për 13 milionë eurot e pallatit të vjehrrit të Bashës në Vlorë dhe për dosjen CEZ.
Opozita shfrytëzoi foltoren e parlamentit për ti bërë thirrje qytetarqve që të bashkohen të shtunën në orën 12 në protestë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vendi është në prag të falimentimit ekonomik dhe kërcënohet nga kausi në rendin publik.
Basha: Sot dua t?ju them të rinjve se nëse nuk doni ta kërkoni të ardhmen në rrugët e botës, duhet të dilni e të reagoni nëpër sheshet e Shqipërisë. Dua t?ju them të sëmurëve dhe familjarëve të tyre, se nëse nuk doni të vuani për të pasuruar Vilma Nushin me shokë, duhet të ngriheni e të reagoni sot! Sot unë dua t?ju them bizneseve të vogla, se nëse nuk reagoni, nesër do të jeni të gjithë skllevër të konçesionit të TVSH-së që po përgatitet për vëllain e kryeministrit.
Asnje qeveri e korruptuar, tha Basha, nuk i reziston dot bashkimit të popullit.
Basha: Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit bashkuar.Asnjë qeveri, asnjë aleancë me krimin, asnjë qeveri sado e korruptuar nuk do t?i rezistojë dot bashkimit të njerëzve të ndershëm. Unë dua t?i siguroj sot të gjithë: nëse ne bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë, e keqja do të largohet.Nuk ka asnjë alternativë tjetër: e vetmja alternativë përballë një qeverisje të keqe dhe inkriminuar, është forca e njerëzve që bëhen bashkë për të mirën, për lirinë, për dinjitetin, për të ardhmen. Ndaj unë ju ftoj sot bashkëqytetarët e mi, të gjithëve pa përjashtim:Ejani, të shtunën në orën 12.00, dhe deklaroni refuzimin tuaj, JO-në tuaj, distancimin tuaj, mospranimin e të keqes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-gjeni-vend-ku-te-futeni-balla-protesta-13-mln-eurot-e-pallatit-te-vjehrrit